Et’hem Fezollari kujton arratisjen e familjes së tij nga liqeni i Pogradecit në vitin 1975

16 Dhjetor 2022, 19:03

Historia e familjes Fezollari nga Pogradeci dhe arratisja e tyre me varkë nga liqeni në vitin 1975. Djali i Haki Fazollarit,Et’hemi na riktheu edhe njëherë në vëmendje historinë e dhimbshme të familjes së tij. Ai kujton kohën e kaluar në kampin e internimit dhe vështirësitë e familjes për të siguruar ushqim. Një varkë e ndërtuar në kushte artizanale në bodrumin e shtëpisë u kthye në shpresën e familjes Fezollari. Më 3 korrik 1975,16 pjestarë të familjes zgjodhën këtë rrugë,arratisjen me varkë nga liqeni i Pogradecit. Ai asokohe ishte 29-vjeç dhe me një fëmijë. Ndërsa me vetë kishin 8 fëmijë gjithësej. “O të ikim të gjithë,o të vdesim të gjithë” ishte mendimi që kishin në kokë kur morën guximin,që në mënyrën më të pasigurt të largoheshin nga Shqipëria. Sot varka e arratisjes është e ekspozuar në një muze në Shkup.