Etjen Xhafaj: Maxhoranca e shqetësuar për mosnjohjen e zgjedhjeve nga opozita! Do bashkëpunonim me ta edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri

23 Qershor 2021, 22:32

Për deputetin e zgjedhur i PS, Etjen Xhafaj mosnjohja  e rezultatit ët zgjedhjeve të 25 prillit nga opozita, përbën shqetësim për maxhorancën. Në "Repolitix" ai u shpreh se opozita ka një rol për të luajtur dhe se duhet të ketë bashkëpunim për çështjet thelbësore.

"Është problem për maxhorancën që opozita nuk njeh zgjedhjet, sepse në demokraci të gjitha palët kanë një rol. Ka një debat, alternativa, bashkëpunim në çështjet madhore të një vendi. Fakti që pas 2 vitesh pushime këta u kthyen dhe për hir të rrotacionit, pushteti duhet të ndryshojë, rrotacion për hir të rrotacionit nuk ka. Ajo që ka ndodhur rëndomë 4 zgjedhjet e fundit, që presupozohet që hidhet baltë dhe krijohen kriza të paqena, kosto është e të gjithëve jo vetëm e maxhorancës. Ne jemi të shqetësuar për mosnjohjen ezgjehdjeve, pazari është gjëja e fundit që unë dua të diskutoj. Opozita ka një rol për të luajtur, sot më shumë se kurrë, në 2021, kur vijmë pas 2 vitesh kriza, pandemia e tërmeti, kur kemi dy sfida, rimëkëmbja ekonomik dhe integrimi në BE, çështja kryesore që duhet ët pyesim është se çfarë duhet ët bëjmë të gjithë bashkë për të bërë më të mirën. Bashkëpunimi duhet të jetë ato që janë çështje thelbësore për popullin shqiptar", tha Xhafaj.

I pyetur nëse është edhe zgjedhja e Presidentit të ri, në rast të shkarkimit të Metës, apo pas mbarimit të mandatit të tij në korrik të 2022, një motiv bashkëpunimi me opozitën, Xhafaj u shpreh qartazi "po", duke shtuar se një gjë  e tillë do të tregonte frymë bashkëpunimi.

"Do të ishte absolutisht një motiv bashkëpunimi edhe për Presidentin e ri, do tregonte frymë bashkëpunimi se ne mund të kemi një debat civil, të jemi kundërshtar, por jo armiq", shtoi ai.