Holanda i ka dhënë lamtumirën kampionatit Europian, pasi tulipanët janë eliminuar në 1/8 nga Çekia, që ka bërë surprizën. Çekët ia dolën të mposhtin 2-0 Holandën pas një pjesë të parë kur ‘tulipanët’ ishin tejet dominues.
Në fraksionin e dytë të lojës ekuilibrat i prishi një karton i kuq i akorduar me VAR për mbrojtësin e Holandës De Vrij. Më tej, në minutën e 68, Holesh zhbllokoi rezultatin me kokë pas një këmbëngulje të çekëve me kokë.













