Euro 2020/ Fyerje dhe tension, Maqedonia e Veriut debuton me humbje në Europian! Austria fiton ndaj 5 shqiptarëve në fushë

13 Qershor 2021, 21:20

Maqedonia e Veriut ka debutuar me humbje në kampionatin Europian. Kombëtarja, që kishte pesë futbollistë shqiptarë në fushë, është mposhtur 3-1 nga Austria në stadiumin e Bukureshtit.

Për të parë golin e parë të realizuar nga Lainer u deshën vetëm 18 minuta lojë.Gjithsesi avantazhi i austriakëve nuk zgjati shumë, pasi nga një gabim në mbrojtje barazoi Pandev me portën e boshatisur.

Kaq në pjesën e parë, ndërsa e dyta nisi me tension në fushë, para se Gregoritsch të rikthente Austrinë në avantazh. Për të vulosur shifrat përfundimtare të takimit, 3-1, mendoi Arnautovic, i cili shpërtheu me të shara ndaj kundërshtarëve.