Euro 2020/ Italia thyen rekordin 82-vjeçar pas fitores me Austrinë, analiza: 'Axurrët' me pankinë kualitative

27 Qershor 2021, 16:50

Italia ia doli në 1/8 e kampionatit Europian kundër Austrisë vetëm në shtesë, duke e mposhtur 2-1, por ky rezultat solli edhe thyerjen e një rekordi 82-vjeçar për ‘axurrët’. Ekipi i drejtuar nga Mancini, duke llogaritur edhe fitoren 2-1 në shtesë kundër Austrisë, nuk njeh humbje prej 31 ndeshjesh. Më parë këtë rekord e mbante ekipi legjendar i Italisë i drejtuar nga Vitorio Pozzo.

Duke qenë se kundër Austrisë nuk pësoi gol deri në minutën e 114 Italia shënoi edhe një tjetër rekord. ‘Axurrët’ gjatë ecurisë së fundit tepër pozitive e mbajtën portën të paprekur për 1168 minuta, ndërsa më herët ky rekord ishte 1143 minuta.