Euro 2020/ Itali-Spanjë, superdueli që përsëritet për herë të 4 në 4 Europianët e fundit! Italia vetëm 2 fitore në 14 përballjet e fundit

4 Korrik 2021, 15:15 | Përditesimi: 4 Korrik 2021, 15:15

Të martën në Wembley do të vihen përballë Italia dhe Spanja për llogari të gjysmëfinales së kampionatit europian. Për shumëkush kjo mund të jetë një përballje prestigji, por të dhënat, statistikat dhe kuriozitet tregojnë se në tapetin e gjelbër të Ëembleyt-t do të zbresë një pjesë e mirë e historisë së futbollit në kontinentin e vjetër.

Në total dy kombëtaret janë ndeshur 36 herë mes tyre. 11 janë fitore të Italisë, 12 ndeshje janë mbyllur në favor të Spanjës, ndërsa 13 sfida janë ndarë në barazim. Fakt është se në 14 përballjet e fundit Italia ka fituar vetëm dy herë kundër Spanjës. Një miqësore 2-1 në 2011 dhe në 1/8 e Europianit të kaluar ku Italia fitoi 2-0 me golat e Chiellini-t dhe Pelle-s.

LR/Shqiptarja.com