EURO 2020, kampionati Europian më i pasur ndonjëherë! 9.5 mln euro për çdo pjesmarrës

11 Qershor 2021, 18:29 | Përditesimi i fundit: 2021-06-11 18:30:08

Kampionati europian që nis sot do të jetë më i kushtueshmi që është organizuar ndonjëherë. Ai do të lëvizë në total 2 miliardë euro, ndërsa fitimi pretendohet të jetë 850 milionë euro. Para jetësore këto për t’i dhënë futbollit një shtysë të rëndësishme pas gropës që solli pandemia.

Fituesi i EURO 2020, që do zhvillohet në 11 vende të ndryshme, do të shpërblehet në total me 30 milionë euro, ndërsa 9.5 do t’i sigurohet secilës kombëtare që merr pjesë. Në total janë 24.

Por kjo nuk është e gjitha pasi çdo fitore në grup do shpërblehet me 2 milionë euro, ndërsa një barazim me 500 mijë euro. Gjithashtu kalimi në raundin e dytë, që korespondon pas daljes nga grupet vlerësohet me 1.5 milionë euro. Kush shkon në çerekfinale merr 2.5 milionë euro dhe në gjysmëfinale 4. Për dy finalistet do të ketë gjithashtu 5 milionë euro.