Euro 2020, nis të premten “Minuta zero”! Në Report Tv çdo ditë nga ora 14:00-15:00 golat, parashikimet, analizë dhe risi teknologjike

8 Qershor 2021, 15:34

 Të premten nis Kampionati Evropian e bashkë me të edhe emisioni “MINUTA ZERO” në ekranin e Report Tv. Për një orë transmetim Live me moderatorin Andi Kapxhiu dhe specialistët e fushës së blertë, golat, emocionet, analiza e detajuar dhe risi në teknologji do të vijnë çdo ditë në shtëpitë tuaja duke nisur nga ora 14:00 deri në 15:00.