Euro 2020/ Ronaldo theu mallkimin, por Portugalia shënon dy autogola! Gjermania e mposht me përmbysje, 'ringjallen' panzerat

19 Qershor 2021, 21:05

Gjermani ka marrë një fitore tejet të rëndësishme për kalimin e fazës së grupeve. Në ‘Allianz Arena’ të Mynihut ‘panzerat’ ia dolën me përmbysje 2-4 kundër Portugalisë që është kampionë Europe në fuqi edhe pse luzitanët realizuan të parët. Ronaldo zhbllokoi sfidën në minutën e 15, duke thyer edhe një rekord të zi, pasi kurrë më herët nuk u kishte realizuar gjermanëve.

Goli zgjoi të besuarit e Loë, të cilët falë presionit detyruan Portugalinë të realizonte dy herë në portën e saj brenda pjesës së parë. Fillimisht autor ishte Dias dhe më pas Guerrero.