EURO 2020/ UEFA shuan çdo dyshim, rikonfirmon ‘Wembley-n’ si stadiumin e finales së kampionatit europian

22 Qershor 2021, 15:59

Nuk ka më pikëpytje përsa i përket stadiumit që do të organizojë finalen e kampionatit Europian.

UEFA ka konfirmuar se finalja e ‘Euro 2020’ do të luhet në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës ashtu siç ishte planifikuar edhe në fillim.