Euro 2024/ Kombëtarja vijon përgatitjet, Muçi: Ëndrra jonë është të kualifikohemi! Laçi: Detyrim fitoren kundër Moldavisë

10 Qershor 2023, 16:09

Kombëtarja shqiptare e futbollit do zhvillojë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2024. Më 17 qershor në "Air Albania", kuqezinjtë presin Moldavinë për grupin E, teksa më 20 luajnë në transfertë me Ishujt Faroe. Me zero pikë dhe një ndeshje më pak se kundërshtarët në grup, tanët e nisën keq me humbjen 1-0 kundër Polonisë.