Euro 2024/ Shkova, barazova dhe shpresova! Shqipëria tregon karakter mes 2 golave dhe merr një pikë në Çeki

8 Shtator 2023, 11:17

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 kundër Çekisë në Pragë, për sfidën kualifikuese të Euro 2024 në grupin E. Kuqezinjtë ia dolën të marrin një pikë, në një ndeshje të luftuar, me raste dhe me një lojë të mirë. Goli i Cerny në minutën e 57-të hapi ndeshjen për çekët, ndërsa Nedim Bajrami u kujdes të linte shenjë me një "perlë" nëntë minuta më vonë, teksa realizimi nga jashtë zone ishte me vlerën e një pike për tanët.