FORMACIONET ZYRTARE/ Kombëtarja bashkon shqiptarët kundër Polonisë, ndeshja nis me një minutë heshtje! Policia kontroll të detajuar për tifozët, Sylvinho i beson Uzunit dhe Strakoshës (VIDEO)

10 Shtator 2023, 16:05 | Përditesimi i fundit: 2023-09-10 20:45:49

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Polonisë në "Air Albania". Sfida e Tiranës është e pesta për dy skuadrat që luajnë në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos (7 pikë) mbajnë vendin e dytë në grup, me një pikë më pak se Çekia (8) dhe një pikë më shumë se Polonia (6).