Euro 2024/ 'Tre Luanët' përmbysin 1-2 Holandën në minutën e 90-të! Spanjë - Angli është finalja e Evropianit

11 Korrik, 11:24

Spanjë - Angli, kjo është finalja e Euro 2024 që do luhet në Berlin më 14 korrik në orën 21:00. Anglia ia doli të merrtë biletën e mbetur për në Berlin duke përmbysur 1-2 Holandën në një ndeshje dramatike që u vendos në minutën e 90-të me supergolin e Watkins.