Euro 2024/ ‘Për pak sa s’më ndaloi zemra kur u bë goli’ tifozët shqiptarë flasin për Report tv pas ndeshjes me Italinë: S’kemi pse dorëzohemi

16 Qershor 2024, 12:08 | Përditesimi: 16 Qershor 2024, 15:16

Stadiumi ‘Iduna Park’ u vesh kuqezi, ndërsa emocionet pas ndeshjes akoma ishin të mëdha. Në intervistë të marra nga gazetari i Report Tv Ernest Koçi, i cili po ndjek nga afër ndeshjet e kombëtares shqiptarë në Gjermani Euro 2024, ato janë shpresëplotë për dy ndeshjet e radhës.

Gëzimi më i madhe për tifozët ishte shënimi i golit në sekondën e ’23 nga Nedim Bajrami. Ndërsa sipas tyre, kombëtarja pas këtij goli duhet të kishte luftuar më shumë. Disa prej tyre vlerësuan edhe kundërshtarin, pasi Italia është kampionia në fuqi.

S.Ç/Shqiptarja.com