Monedha ‘euro’ në muajt e fundit ka pasur një rënie drastike. Në vendin tonë, sot 1 euro këmbehet me 112 lekë, duke shënuar kështu nivelin më të ulët historik të monedhës europiane. Kjo rënie e euros, sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, lidhet ngushtësisht me mbingopjen e ekonomisë shqiptare nga para informale dhe kriminale.
“E veçanta e situatës është një tendencë që shfaqet vitet e fundit që përkon me problematikën serioze që ka ekonomia jonë me paratë kriminale dhe informale”- nënvizoi Preçi.