Euro në pikiatë, arrin nivelin minimal historik! Sot u këmbye me 112.83 lekë! Eksperti në Report Tv: Ka ndikim negativ në ekonomi

7 Prill 2023, 14:19

Euro po vijon rënien pikiatë në kursin e këmbimit me lekun. E sotmja është dita kur Euro ka arritur sërish nivelin më të ulët historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye ditën e sotme me 112.83 lekë, niveli më i ulët historik së bashku me atë të 28 dhjetorit  të vitit të kaluar, kur arriti nivelin e njejtë, 112.83 lekë. Ka një tendencë të monedhës evropiane për t’u ulur duke dhënë perceptimin se është e orientuar drejt rekordeve të reja.