Një frikë e madhe është përhapur në të gjithë Evropën, teksa Italia ka njoftuar sot mbylljen e kufijve. Një variant i ri i koronavirusit me 32 mutacione Botsvana po shkakton alarm global.
Italia ka njoftuar ndalim fluturimesh për Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Mozambik, Namibi dhe Swaziland. Ky vendim i Italisë vjen pas atij të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Në shenjë të alarmit në rritje, Bashkimi Evropian propozoi sot ndalimin e udhëtimeve nga Afrika Jugore.