Turqia, Greqia dhe Italia janë në gjendje alarmante për shkak të zjarreve që kanë përfshirë hapësira të tëra, duke djegur gjithçka gjejnë përpara. Në Turqi numri i viktimave ka shkuar në 6, si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë goditur zonat pyjore në jug të vendit, në 8 rajone.
4,000 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë, janë vënë në gatishmëri dhe po luftojnë me flakët, ndërsa në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, situata duket mjaft kritike. Zjarret kanë përfshirë zonat si Manavgat, Alanya, Adana, Mersin, Bodrum dhe Marmaris, ndërkohë që aeroplanë rusë të zjarrfikësve kanë mbërritur dhe janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarret.