Europa e rrezikuar nga kalimi i kokainës me nëndetëse, trafikantët e drogës e përdorin këtë metodë prej 20 vitesh

21 Prill 2023, 17:29 | Përditesimi i fundit: 2023-04-21 17:29:22

Rrugët e kokainës nga Amerika Latine në Europë janë gjithmonë edhe më të përsosura. Trafikantët kanë arritur të transportojnë tonelata me kokainë përmes nëndetëseve, ku këto të fundit kanë qenë edhe të ndërtuara nga vetë ato me kushtet më primitive, shkruan BBC . Mendohet se qindra nëndetëse të bëra vetë janë nisur drejt Evropës, që është tregu më i madh i kokainës pas SHBA-së. Madje në mes të Atlantikut, rreth Ishujve Kanarie dhe Azores, shtrihet një varrezë masive e nëndetëseve që transportonin kokaine, të fundosura qëllimisht pasi ngarkesa e tyre ishte shkarkuar me sukses.