Europa e skuadrave shqiptare! Sonte në fushë Vllaznia, Laçi dhe Tirana! Bardheblutë favoritë për t'u larguar

28 Korrik 2022, 14:32

Fillimisht Vllaznia, më pas Laçi dhe Tirana, do synojnë mbrëmjen e sotme kualifikimin në turin e tretë të Conference League pas ndeshjeve të para ku shkodranët dhe kurbinasit barazuan, ndërsa bardheblutë që janë edhe kampionët e Superligës, duhet të përmbysin Zrinjskin në Bosnje.