Europa, gati me paketë sigurie për një krizë lufte, BE diskuton në samit për përgatitjen e qytetarëve

21 Mars, 19:53 | Përditesimi i fundit: 2024-03-21 20:30:38

Në një draft raport që po diskutohet nga vendet e be në Bruksel, fokusi është vendosur tek përgatitja e qytetarëve dhe mobilizimi I përgjithshëm ushtarako-civil, për një krizë të mundshme lufte. Në dokument thuhet se duhet patur një qasje që merr parasysh të gjitha rreziqet, por problem mbetet financimi. Ndaj, mendohet të vihen në lëvizje bonot e mbrojtjes.