Europa League/ Milani shënon tripletë dhe shkon në çerekfinale, Leverkusen mrekullon në limite! Kalojnë Roma dhe Atalanta, skuadrat e kualifikuara

15 Mars, 11:06

Europa League vijoi këtë të enjte me ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8. Pas 90 minutave një biletë për më tej siguruan West Ham, Marseille, Milan, Benfica, Atalanta, Roma, Liverpool, Leverkusen.

Në "Fortuna Arena" të Pragës, Milani mposhti 1-3 Slavian. Kuqezinjtë iu falën golave të Pulisic, Loftus-Cheek dhe Leaos, teksa në pjesën e parë vendasit mbetën me një futbollist më pak pas daljes me karton të kuq të Holes. Për Slavian goli i Jurasek në fundin e ndeshjes nuk mjaftoi. Milani fitonte 2-4 në ndeshjen e parë.

Në Londër, West Ham fitoi 5-0 kundër Freiburg, duke bërë të pavlerë fitoren 1-0 të gjermanëve në ndeshjen e parë. Paqueta, Bouen, Cressuell dhe dopieta e Kudus bëri që anglezët të kalojnë më tej. Bayer Leverkusen fitoi 3-2 me përmbysje kundër Qarabag, me Patrick Schick që u tregua heroi i gjermanëve duke shënuar dy gola në fund.