Europa League/ Sonte ndeshjet e kthimit të 1/8, Allegri dhe Mourinho: Roma dhe Juve s'i kursejnë lojtarët! Spikat Arsenal-Sporting Lisbona

16 Mars 2023, 16:01 | Përditesimi i fundit: 2023-03-16 16:02:09

Juventusi dhe Roma do kërkojnë sot të ruajnë fitoret e ndeshjeve të parë në Europa League për të siguruar biletën e çerekfinaleve. Si trajneri Allegri i Juves ashtu edhe Mourinho i Romës kanë premtuar se nuk do ti kursejnë lojtarët pavarësisht se në fundjavë kanë derbi në kampionat.