Europa ‘pushtohet’ nga vala e të nxehtit, vapa e egër zhvendoset drejt veriut! Në Britani pritet të shënohet temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë

19 Korrik 2022, 18:22

Evropa Perëndimore po përballet me temperatura të larta, ndërsa një valë e egër e të nxehtit po shkon drejt veriut. Në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar u dhanë paralajmërime për nxehtësinë ekstreme, ndërsa Spanja veriore regjistroi temperatura prej 43 gradë Celsius të hënën. Zjarret në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.