Evakuohen 40 studentë shqiptarë në Tiranë, i largohen luftës nga Izraeli! Riatdhesimi pa pagesë nga 'Air Albania'! Ministria e Jashtme: Do të ketë sërish fluturime të posaçme

8 Tetor 2023, 21:56

Një grup me 40 studentë shqiptarë janë evakuuar mbrëmjen e sotme nga Tel Avivi në Tiranë duke iu larguar luftës së Izraelit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se avioni i ‘Air Albania’ kishte çuar turistë në Tel Aviv dhe ktheu studentë nga Shqipëria, mes tyre nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.