Falsifikim dokumentesh për përfitim pronash, SPAK bastis zyrat e Kadastrës rajonale në Tiranë, të ndaluar 1 zyrtar dhe 2 sekretare

26 Korrik 2021, 20:20 | Përditesimi i fundit: 2021-07-26 23:04:30

SPAK vijon të godasë me dorë të hekurt korrupsionin në nivele të zyrtarëve të lartë. Sot SPAK dhe drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit kanë zhvilluar një aksion në zyrat e Kadastrës rajonale në Tiranë duke shoqëruar 3 persona.

Të ndaluar janë një zyrtar i Kadastrës dhe 2 sekretare. Një tjetër është shoqëruar, por pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë. Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta bëjnë me dije se janë dhënë disa urdhëra ndalimi dhe pritet që të ekzekutohen në vijim.