Falsifikonte teste të COVID, arrestohet pronarja e një agjencie udhëtimi në Durrës! Nisin hetimet për dy udhëtarë

6 Janar 2022, 12:52 | Përditesimi i fundit: 2022-01-06 12:56:46

Një 56-vjeçare, pronare e një agjencie udhëtimi në Durrës, ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kryer falsifikim të testeve të COVID-19, në emër të një klinike në Tiranë.

Mësohet se në pranga ka rënë Ariana Reçi, ndërsa policia bën me dije se kanë nisur hetimet edhe për dy udhëtarë të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali me teste të falsifikuara nga Reçi.