‘Fama më ka kushtëzuar jetën’ Elhaida Dani tregon si arrinë të mbajë lidhjen në distancë

1 Tetor 2021, 11:09

Elhaida Dani është ndër këngëtaret shqiptare më të sukseshme e cila po korr suksese edhe jashtë Shqipërisë.E ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv ajo tregoi më tepër për albumin e saj më të ri ‘’ Zanin’’.

 Është një projekt që kam punuar githë verën, edhe pse jam e lodhur në një farë mënyre jam e mbushur me dashuri, me mirësi, me falenderim për gjithë suksesin që po përjetoj këto ditë sa nuk e ndjej fare lodhjen dhe e bëj me shumë kënaqësi Arsyeja kryesore përse vendosa që të rikthehesha në këto momente është se dy vitet e fundit e gjtihë situate që kemi jetuar në gjithë botën por edhe në Shqipëri ka qenë kjo mungesa të prekeshim, të flisnim me njëri-tjetrin ballëpërballë , më mungonte Shqipëria dhe gjuha ime mbi të gjitha.

Në këtë intervistë me moderatoren Androniki Kolka Elhaida rrëfeu më tepër edhe për familjen dhe dashurinë. Ajo u shpreh se fama ia ka kushtëzuar jetën por megjithatë është një ‘sakrificë’ e rrugës që ka zgjedhur dhe ka dashur gjithmonë.

‘’Absolutisht shumë, fakti që jeta ime është tre muaj në një continent, tre muaj në një continent tjetër ndikon në mundësinë e të pasurit një jetë private konstante por e kam njohur jetën time, e kam kërkuar vet këtë lloj jete e kam dashur shumë dhe kam punuar për ta pasur sa jam në një pikë dhe e kam kuptuar para disa vitesh që është ok dhe personi që më rri në krahë e di shumë mirë, duhet ta dijë shumë mirë këtë gjë, duhet ta pranojë dhe duhet të dijë si të komunikojë edhe ta bëjmë dicka pozitive edhe largësinë time shumë intense.

Ndërsa flet për dashurinë dhe partnerin ajo tregon dhe kriteret që duhet të ketë ai që do t’i qëndrojë në krahë një vajze të suksshme si ajo.

Unë dua shumë që të jetë një person i realizuar vet, të mos e shoh jetën time si dicka që e plotëson por që të jetë vet I plotësuar dhe në fund të ditës thjesht ti japim njëri-tjetrit dhe jo të presim të na mbushi tjetri me asnjë lloj ndjesie.

Ajo dha dhe një mesazh shumë frymëzues për të gjitha vajzat që sot nuk ndjehen mirë me veten, përmes historisë së saj personale

“Tani mu kujtua një arsye përse mora pjesë në The voice dhe ndjehesha e denjë dhe kjo do tjju duket shumë qesharake. Unë mendoja që isha e denjë të merrja pjesë në The Voice sepse pikërisht juria nuk do më kishte parë mua apo fizikun tim por do kishte dëgjuar vetëm zërin dhe mendoja se nëse ata vetëm do më kishin shikuar mua nuk do ma kishin dhënë asnjëherë sepse mendoja për veten time si një person jo të bukur për tu parë ose një person jo të kuruar. Mesazhi është që nëse ti përqafon bukurinë tënde me atë me të cilën ke lindur, duke u kujdesur për të ngrënë gjëra të shëndetshme, jo duke ngrënë pak, në asnjë lloj mënyre, të hash sa të kesh uri, por duke ngrënë gjëra të shëndetshme , të ushtrohesh sepse bën mire jo vetëm për trupin por edhe për kokën nuk ka asjnjëherë një vajzë që do të duket e shëmtuar nëse I ka këto gjëra të treja”