Familja futet në banesën e rindërtuar, Veliaj: Pas ndërtimit të shtëpive individuale dhe lagjes, do të përfundojmë infrastrukturën arsimore në Ndroq, Pezë dhe Vaqarr

6 Gusht 2021, 14:12 | Përditesimi: 6 Gusht 2021, 14:12

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka insepktuar banesën e familjes Muhamed Trimit në Ndroq që ka hyrë në shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Në këtë zonë, njësoj si familja Trimi, janë edhe 100 banesa të reja, ku po punohet për të rritur standardin e jetesës për familjet që do të strehohen në to. Veliaj u shpreh se operacionit të rindërtimit po i afrohet fundit, ndërsa siguroi se krahas shtëpive të reja është menduar për gjithë infrastrukturën ndihmëse dhe ofrimin e shërbimeve pranë komunitetit.

 

KT/Shqiptarja.com