Familja Gushi u shua në aksidentin tragjik, e ëma e viktimës: Prindërit e autorit s’më kanë thënë gjysmë fjale! Dua drejtësi, nënat t'i edukojnë djemtë, mos t'u japin makina 200 mijë euro

29 Qershor 2021, 19:36 | Përditesimi: 29 Qershor 2021, 19:36

Të veshur me të zeza, e në bluze të stampuara fotografitë e 4 anëtarëve të familjes Gjuzi që u shua tragjikisht në aksident, familjarë të viktimave kanë bërë thirrje për drejtësi! Dhimbjes së aksidentit, i është shtuar edhe zemërimi, pasi familja e të riut që shkaktoi aksidentin, Igli Madani nuk e ka marrë mundimin që të kontaktojë të afërm të viktimave për t’i ngushëlluar.

r.k./Shqiptarja.com