Familja Koçeku në Theth përplaset me IKMT! Drejtori: Ju kemi lënë dy ditë kohë, objektet pa leje, na lini të bëjmë detyrën

9 Korrik, 15:30 | Përditesimi: 9 Korrik, 15:30

Familja Koçeku në Theth është përplasur me inpekstorët e IKMT duke mos lejuar prishjen e bujtinave pa leje. Report Tv sjell momentin kur drejtori i Zbatimit të Vendimeve të IKMT, Fatmir Metaj përballet me banorët dhe u kërkon atyre që t’i lejojnë të bëjnë detyrën.

Fatmir Metaj: Nuk ka lidhje fare zotëria me objektet, jeni ju pronari, Ju luten edhe njëherë, ju kemi njoftuar, ju kemi lënë kohë për dy ditë rresht, që nesër në orën 08:00 objekte do ti çmontojmë.

Banorët: Asnjë minutë.

Fatmir Metaj: Ju toleruam dy ditë, duke na premtuar se nesër i keni të çmontuara. Largoni njerëzit dhe na lini të bëjmë detyrën. Mos luani me fatkeqësinë e njerëzve.

Banorët: Cilën detyrë.

Fatmir Metaj: Ju kemi toleruar jashtë masë, duke shkelur edhe ligjin. Objektet janë pa leje.

I.M/Shqiptarja.com