“Ne morëm drejtësi por jo mjaftueshëm”, ka qënë ky reagimi i familjarëve të George Floyd pas dënimit me 22.5 vite burg të Derek Chauvin.
"Njëzet e dy vjet nuk janë të mjaftueshme. Ne nuk mund ta kthejmë George sërish. Kështu që në retrospektivë, unë mendoj se ai duhet të kishte marrë një dënim të përjetshëm po ashtu. Unë nuk do ta festoj këtë. Nuk do ta festoj fare. Por do të festoj shpalljen fajtor të një oficeri policie që vrau një person me ngjyrë”, tha kushëriri i George Floyd, Brandon Williams.