Fatbardh Kadilli: Zgjedhjet brenda partisë më keq se ato parlamentare, por unë s'jam Luli, e pranoj rezultatin! S'iki nga PD, do shpalos manifest

14 Qershor 2021, 10:44 | Përditesimi i fundit: 2021-06-14 10:55:45

Partia Demokratike këtë të hënë do të shpallë rezultatin përfundimtar për fituesin e zgjedhjeve të kreut të Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të 13 qershorit. Nga rezultatet e deritanishme, Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend.

Kandidati Fatbardh Kadilli ka pranuar humbjen, ndrësa i cilësoi zgjehdjet brenda partisë më keq se ato parlamentare.