Fatmir Mediu në dorë të SPAK, zbardhet vendimi i GJKKO: Nuk është çështje e gjykuar, heqja e imunitetit i hap rrugën procesit

12 Tetor 2021, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2021-10-12 15:47:05

Përmes një vendimi të marrë më 24 shtator, GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda për gjykim të Fatmir Mediut. Vendimi është marrë në apelin e GJKKO e cila ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të shkallës së parë.