Fatos Tushe kërkoi lirinë me pretendimin se është i sëmurë, Gjykata e lë në burg dhe i cakton dy mjekë për raportin përfundimtar mbi shëndetin e tij

13 Shtator 2021, 13:31

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, do të vijojë të qëndrojë në burg. Me argumentin se është i sëmurë, Tushe kërkoi të lihej i lirë, por kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka miratuar një kërkesë të pjesshme të Tushes për të përcaktuar dy mjekë që të nxjerrin një raport përfundimtar mbi gjendjen shëndetësore të tij, për të vërtetuar kështu nëse sëmundjet që ai pretendon i rrezikojnë qëndrimin në qeli.