Favorizim me tenderin 3 mln euro, dënohet me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla! 1 vit burg për Aqif Koneshën, 6 lirohen me kusht

28 Dhjetor 2023, 11:45 | Përditesimi i fundit: 2023-12-28 12:58:39

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. GJKKO shpalli sot vendimin, ndërsa Alla dhe 8 persona të tjerë u gjetën fajtorë për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tenderë dhe falsifikimit.