Felaj: Kush do kandidojë në zgjedhje, detyrim certifikatë nga Autoriteti i Dosjeve! Ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit s’do kenë më mbrojtje! Dudushi: Nismë jo e sinqertë nga PS

26 Shtator 2022, 18:42

Hapja e dosjeve të së kaluarës ka qenë e sotmja në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se më anë të propozimit, socialistët synojnë që të zhdukin mburojën e certifikatave Bezhani- Mezini, por të lejojë Autoritetin e Dosjeve që të verifikojë bazën e informacioneve që ka për të bërë transparencë se kush ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.