Fenomeni i rrallë dhe mot i çmendur! Dy javë pas shpërthimit të vullkanit, Etna mbulohet nga breshëri në formë dëbore

29 Gusht, 08:15

Itali- Dy javë më parë ndër lajmet kryesore në Itali ishte shpërthimi i vullkanit Etna (Siçili). Por fundi i muajit Gusht e ka gjetur lartësinë pranë kraterit dhe rrethinat e malit të 'veshura' me vello të bardhë. 

Dimri papritmas, e cilëson "La Repubblica" eventin natyror të rrallë, të shoqëruar edhe me një video.

Në mbrëmjen e 27 Gushtit, temperaturat në Etna ranë dhe një stuhi e dendur breshëri në formë dëbore e shndërroi majën e vullkanit në një peizazh gati magjik dhe fantastiko-shkencor.

    No videos found.