Fenomeni i uljes së lindshmërisë, psikologia Binjaku: Fertiliteti, këmbanë alarmi! Të aplikohet bonus për familjet e reja dhe lehtësira për fertilizim in vitro

17 Shkurt 2023, 14:20

Psikologia Entela Binjaku shprehet se fenomeni i uljes së lindshmërisë vjen për disa shkaqe, mes të cilave edhe vështirësitë ekonomike dhe fertiliteti që e cilëson këmbanë alarmi. Në një intervistë për Report Tv në “Sot live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, u shpreh se 4 faktorët që ndikojnë janë struktura familjare, fertiliteti, emigrimi dhe vështirësitë në kushtet e jetesës.