Fenomeni ‘Squid Game’ tani ju zgjon nga gjumi! Ora me kukullën dhe zilen karakteristike shkakton valë reagimesh në internet

12 Tetor 2021, 19:52

Drama koreane “Squid Game” është kthyer në një fenomen me një influencë të madhe, duke u bërë edhe seriali më i ndjekur i të gjitha kohërave në platformën, Netflix.

Si pasojë e këtij seriali i cili “ka pushtuar” vëmendjen e shikuesve, në rrjetet sociale nuk kanë munguar as batutat, ku më i veçanti është bërë ai ziles së mëngjesit!