Fërgesë me mish dhe patëllxhanë nga zonja Vjollca

6 Maj, 12:05

Fërgesë me mish dhe patëllxhanë

Përbërësit:

800 gr patëllxhanë

2 qepë

6 thelpi hudhra

 300 gr mish viçi ( tul)

1 spec I kuq

1 spec pikant

1 filxhan kafe pure domate

3-4 domate mesatare

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

1 lugë kafe rigon

2 lugë gjelle majdanoz i grirë

Përgatitja:

Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim hudhrat dhe qepët të prera në fije, I kaurdisim deri sa qepa të zverdhet e të zbutet. Shtojmë mishin dhe e kaurdsim atë deri sat ë ndërrojë ngjyrë, shtojmë orizin, kripë, piper të zi, piper yë kuq dhe purenë e domates I përziejmë duke shtuar domaten të qëruar nga lëkura dhe grirë.Më pas I përziejmë sëbashku dhe I vendosim kapakun I ziejmë 5 minuta. Shtojmë 1 filxhan ujë dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta të tjera. Rregullojmë kripën dhe shtojmë vzët syze os të rrahura, sit ë dëshironi dhe vendosim kapakun e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët. Në fund e spërkasim me majdanoz dhe e shërbejmë.

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha