Fest në Opera! Artistët mbyllin sezonin me 14 mijë vizitorë, Voshtina: Jeni shpirti i këtij tempulli! Sipari: Synojmë që ky Teatër të jetë një nga perlat e Evropës

1 Shtator 2023, 15:16

Teatri i Operas e ka mbyllur sezonin e shfaqjeve mes artistësh, drejtuesish të institucioneve të kulturës dhe përfaqësuesve diplomatikë. Në bilancin që bën drejtoresha Abigela Voshtina në tempullin e muzikës dhe kërcimit u afruan 14 mijë artëdashës. Netë plot surpriza premton drejtoresha edhe për sezonin e ri