Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar

1 Shtator, 10:14 | Përditesimi i fundit: 2024-09-01 11:33:40

Të pashqetësuar nga askush, as nga autoritete, qindra të rinj të grumbulluar nëpërmjet rrjeteve sociale prej disa ditësh janë vendosur në plazhin e Delisufit, në Vlorë, duke organizuar festa të shfrenuara me drogë e alkool.  ‘Teknofestival’, quhet eventi i tyre, i cili nuk është i pari i këtij lloji në vendin tonë.