Festat e fundvitit, merren masa të reja për parandalimin e infektimeve nga COVID në burgje! Familjarët do t’i vizitojnë të afërmit me certifikatë vaksinimi

6 Dhjetor 2021, 12:36 | Përditesimi i fundit: 2021-12-06 13:46:06

Burgjet kanë ndëmarrë masa të reja për parandalimin e infektimeve nga COVID, pas fluksit të shtuar që mund të ketë për festat e fundvitit dhe takimeve në burgje. Familjarët do të lejohen të takojnë të afërmit e tyre vetëm me test ose pasaportë vaksinimi.

Po ashtu janë shtuar masat e kontrolleve në burgje për ta parandaluar infektimet dhe përhapjen e COVID në burgje. Edhe të arrestuarve apo atyre që futen në burg me vendim gjykatë u bëhet tamponi. Pa kushtëzim, është për ato që kanë certifikatë vaksinimi. Vaksinimi është shtrirë në të gjithë IEVP, ku një pjesë e konsiderueshme e të dënuarve, e kanë bërë vaksinën anti-COVID.