Festë dhe fushatë! Opozita zbret në Elbasan për Ditën e Verës! Rama e Begaj urojnë nga rrjetet sociale

14 Mars, 14:54

Politika uron Ditën e Verës për qytetarët, teksa përfaqësuesit e opozitës zbritën në Elbasan jo vetëm për festën por edhe për fushatë. Nga Elbasani Berisha akuzoi deputetin Dashnor Sula se i iku betejës së burrave ndërsa Lulzim Basha kërkoi që më 11 maj qytetarët të zgjedhin ndryshimin e jo riciklimin.