Festë edhe pse të dënuar, tifozët i bashkohen Elbasanit për ngjitjen në Superligë! Mbështetje edhe nga pallati pranë stadiumit

13 Prill, 23:01

Për fatin jo të mirë të AF Elbasanit kjo ngjitje në Superligë nuk u festua dot me tifozët, që kanë qenë të shumtë këtë sezon në Kategorinë e Parë, duke qenë se janë të dënuar nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Megjithatë gjatë ndeshjes prezenca e tyre u ndje teksa mbështesnin nga një pallat pranë stadiumit, ndërsa pas mbarimit të ndeshjes grupimi ultras tigrat festuan në fushë bashkë me klubin.