Festivalet e luleve nëpër botë, një atraksion i veçantë turistik

27 Maj 2021, 11:31

 

Teuta Borova është një udhëtarë profesionihste. Ajo prej 20 vitesh I ka kthyer udhëtimet në pjesën më të rëndësishme të jetës së saj dhe nuk ndalon kurrë së udhëtuari. Sapo mbaron një udhëtim, valixhja e saj është gati për destinacionun e rradhës.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ajo tregoi më tepër për Festivalin e Luleve, një atraksion turistik të cilin e ka ndeshur në shumë vende të botës si Gjermani, Hollandë, Dubai etj.

Lulet janë një tjetër pasion I saj përpos udhëtimeve jo vetëm për t’I mbajtur si pjesë e dekorit në shtëpi por ajo I ndjek ato edhe në udhëtimet e saj. Ndërsa tregoi për të gjitha festivalet e luleve në të cilat ka marr pjesë dhe rëndësinë e tyre si atraksion I veçantë turistik:

Festivali i luleve në Kordoba

Shikoj rastësisht një dokumentar për festivalin e luleve, në Kordoba, magjia, emocioni I luleve vjen ndryshe. Cdo rrugicë, cdo vilë, hap dyert e saj dhe cdo oborr menaxhohet me lule shumëngjyrëshe nga mënyrat më të ndryshme dhe vijnë turistë nga e gjithë bota.

Kopshti I luleve në Dubai

Garden Miracle të Dubait, një kopësht gjigandë që hapet në nëntor dhe mbyllet në prill, sepse është edhe me lulen e Petunjës, është një lule që e duron të ngrohtën por ato temperaturat e Dubait mbi 45 gradë ne verë dhe I lënë kohë të marrin veten.

Festivali I luleve Gjermani, Hollandë

Bëhet Shoë Parade, Amsterdami me miliona tulipanë krijonë figura të atraksioneve të rëndësishme të Hollandës, e njëjta gjë në Gjermani, krijojnë figura vetëm me lule.

Ajo theksoi se në Tiranë është rralluar mbajtja e luleve në shtëpi, duket si një zakon që tashmë ka humbur.