Festivali ‘Divani Lunxhiot’ mbledh 30 grupe folklorike në Dhoksat! Organizatori i eventit: Kënga, traditë ndër breza

13 Gusht 2023, 18:35

Në Dhoksat të Gjirokastrës, u mbajt edicioni i nëntë i Divanit Lunxhiot, një Festival i përvitshëm i folklorit dhe traditës popullore. 30 grupe nga vendi dhe rajoni, prezantuan me të mirën e folklorit dhe shpalosën veshjet popullore, si pasuri e vyer që duhet të përçohet ndër breza