Festivali i dancit bashkëkohor, 4 performanca speciale në skenë! Eno Peçi rrëfen rikthimin, Muçollari dhe ‘Tokja’ tregojnë punën e Preljocaj me TKOB

4 Nëntor 2022, 21:04

Festivali i Dancit Bashkëkohor kulmon në ‘Opera’ me 4 numra e tre koreografë të njohur shqiptarë. Eno Peçi me dy balete, performoi në skenë një histori të përfunduar dashurie. Solistët e ‘Operas’ Adela Muçollari dhe Eltion Merja rrëfejnë pjesëmarrjen e bashkëpunimin me Preljocajn.